Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka propozuar që për këtë vit relevant tarifor të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët e shërbimit universal në Kosovë.
Në një njoftim për media, ZRrE ka bërë e ditur se gjatë vitit 2026 pritet të ketë rënie të prodhimit vendor të energjisë elektrike, duke e bërë sistemin energjetik të mbështetet më shumë në import.
Për të shmangur ndikimin e menjëhershëm në faturat e qytetarëve, ZRrE ka propozuar një mekanizëm për zbutjen e rritjes së tarifave.
Raportet Konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRrE-së dhe do të shërbejnë për konsultim publik përpara marrjes së vendimeve përfundimtare për të hyrat dhe tarifat.
