Zjarr i madh përfshin tregun e rrobave në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të enjte pasdite tregun e rrobave të përdorura në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë zjarr, ndërsa banorët e zonës janë alarmuar nga tymi dhe flakët e mëdha.


- Advertisement -

Rreth 15 automjete zjarrëfikëse dhe 70 trupa personel po punojnë për shuarjen e flakëve.

Banorët e pallateve përreth janë evakuuar për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit dhe tymit të dendur.

- Advertisement -