Zhvillime të papritura në Big Brother VIP Albania: Rogert Sterkaj lejohet të rikthehet në shtëpi pas debatit me Monika Kryemadhi

Ndryshime të befasishme kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Pas largimit të tij të papritur, Rogert Sterkaj është lejuar të rikthehet në shtëpi, një vendim që ka habitur si banorët ashtu edhe publikun.

Gjatë një debati me opinionisten Monika Kryemadhi, lidhur me sjelljen dhe fjalët që kishte thënë Rogerti kundrejt banorëve, gazetari vendosi ta linte përfundimisht shtëpinë.


- Advertisement -

Ai doli në studio, ku zhvilloi një diskutim të drejtpërdrejtë me opinionistët lidhur me situatën e krijuar.

Pas disa minutash diskutimi, ai vendosi të rikthehej në shtëpi, gjë që u lejua nga produksioni.

Me hyrjen në shtëpi, Rogerti kërkoi falje banorëve për komentet e tij dhe për situatën e krijuar.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *