Zëvendëspresidenti JD Vance ka folur lidhur me Iranin, duke thënë se janë dy rrugë që mund të ndjekin.
Sipas tij, e para është negociatat dhe opsioni i dytë është rifillimi i operacioneve ushtarake. “Ne mendojmë se iranianët duan të arrijnë një marrëveshje”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu foli edhe për mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake, raporton Sky News. “Ekziston një opsion B, dhe opsioni B është që ne mund të rifillojmë fushatën ushtarake” “Kjo nuk është ajo që dëshiron presidenti.
Dhe nuk mendoj se është ajo që duan as iranianët”, shtoi ai.





