Zëvendëskryeministri i Kosovës shpreh solidaritet me Emiratet e Bashkuara Arabe pas sulmeve të Iranit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

Në këtë bisedë janë diskutuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Konjufca ka dënuar fuqishëm sulmet e Iranit ndaj shteteve partnere në rajon, duke shprehur solidaritetin e plotë të Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe.


- Advertisement -

Ai ka vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Zëvendëskryeministri Konjufca ka falënderuar homologun e tij për urimet dhe ftesën për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *