Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë zbuluar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit.
Gjatë ekzaminimit u konstatuan mospërputhje midis deklarimit të subjektit dhe gjendjes faktike, me një diferencë vlerësore rreth 6,000 euro.
Sipas Kodit Doganor Nr. 08/L 247, ky veprim përbën kundërvajtje doganore.
Dogana e Kosovës ka filluar procedurat administrative dhe riafirmon angazhimin e saj në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregtisë së ndershme.





