Zbulohen 6 lidhje ilegale me ujë në Hajvali nën hetim nga KRU Prishtina

Brenda dy orëve, ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë zbuluar gjashtë lidhje ilegale në Hajvali.

Të gjitha lidhjet e konstatuara janë shkyçur menjëherë nga rrjeti i ujësjellësit dhe rastet janë duke u përgatitur për t’u proceduar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore, transmeton Klankosova.tv.

KRU “Prishtina” thekson se lidhjet ilegale përbëjnë vjedhje të ujit dhe dëmtojnë funksionimin e sistemit të furnizimit.


- Advertisement -

Ato, sipas kompanisë, ndikojnë në uljen e presionit të ujit dhe rrezikojnë furnizimin e rregullt për qytetarët që respektojnë rregullat dhe kryejnë pagesat e rregullta.

Kompania ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke theksuar se çdo lidhje ilegale do të zbulohet, do të shkyçet dhe do të trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *