Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ka folur në lidhje situatën me vërshimet në vendin tonë. ‘Kjo është edhe si rezultat i pasojave jo vetëm të motit të ligë, por edhe si përgjegjësi e politikës dhe institucioneve, sepse situata të tilla thuajse çdo vit po ndodhin, pos pas një jave që kalojnë, harrohen.
Kam përshtypjen që sektori i emergjencave është lënë nën hije, përjashto që sot lexova që edhe nga qeveria aktuale i është shkurtuar edhe buxheti’. ‘Saherë kemi kësi situata, kur ka reshje apo edhe verës kur kemi zjarre, atëherë na del gjumi, se ne duhet të mendojmë për sigurinë e qytetarit edhe nga fatkeqësisht natyrore.
Me një fjalë, situata e krijuar është përveç fatkeqësi natyrore është edhe fatkeqësi politike dhe institucionale’, tha ai.
