Xhuli Nura ka reaguar pas kritikave të shumta që ka marrë për zgjedhjen e saj për t’u bërë nënë e vetme përmes IVF-së.
Në një intervistë për ‘Kosova Live’, ajo foli për arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi, duke theksuar se prioriteti kryesor për një fëmijë është të rritet në një ambient të mbushur me dashuri dhe përkujdesje. ‘E vetmja gjë që i nevojitet fëmijës është një fëmijëri e lumtur edhe një nënë e lumtur që është e përmbushur, që i jep të gjitha gjërat që i nevojiten.
Nuk po them që babai nuk është i rëndësishëm, është shumë i rëndësishëm, por nuk do të thotë që nuk vjen nesër një prind që do të jetë prind.
Jo gjithmonë prindi biologjik është prindi ideal, adekuat për fëmijën e vet, kemi raste të ndryshme’, u shpreh ajo.
Nura shtoi se, sipas saj, në shumë raste është më mirë që një fëmijë të rritet larg një ambienti toksik sesa në një familje ku ka dhunë, tradhti apo trauma. ‘Shpeshherë më mirë me qenë vetëm se me njerëz të gabuar që lënë trauma në familje, në shoqërinë tonë e në fëmijët e tyre’, tha ajo.
Duke iu përgjigjur edhe komenteve që e kanë cilësuar vendimin e saj si egoist, Xhuli theksoi se egoizmi nuk lidhet me dëshirën për t’i ofruar një fëmije dashuri dhe kushte të mira për t’u rritur. ‘Sa i përket fjalës egoizmi, egoizmi është kur ti krijon një familje dhe e lë nëpër spitale, bërllok, jetimore.
Nuk është kur një prind i jep çmos fëmijës së vet të rritet me të gjitha të mirat’, përfundoi tutje.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





