Xhesi Loci është fermeri i parë që është larguar nga Ferma Vip 3.
Xhesi ishte në nominim me Rafaelën, pas humbjes së sfidës që patën ditën e hënë.
Të dy fermerët, përpara komunikimit të votimit të publikut, patën një mesazh surprizë nga familjarët e tyre.
Pas verdiktit final, të komunikuar nga moderatorja Arbana Osmani, Xhesi është përshëndetur me pjesën tjetër të banorëve, ndërsa ka shprehur edhe keqardhje për kohën e shkurtër të qëndrimit, duke mos treguar sipas tij vlerat më të mira të vetes.
Qëndrimi i Xhesit në Ferma Vip 3, zgjati vetëm një javë.
Edhe pse për një kohë të shkurtër, Xhesi u shpreh se kjo ishte një eksperiencë e veçantë dhe e vështirë, për shkak se më parë nuk kishte qëndruar kaq gjatë në izolim dhe nën monitorimin e kamerave. “Sfida mu duk e lehtë, por isha me Rafaelën dhe nuk mund ta lija pas.
Shpresoja të jepja më shumë në sfida të tjera”, tha Xhesi ndër të tjera pas eliminimit.
