Në një intervistë në emisionin Rubikon, opinionisti Mirlind Behluli ka theksuar se kryeministri Albin Kurti për herë të parë është përballë një përbindëshi politik, e cila është presidentja Vjosa Osmani.
Behluli vlerëson se Osmani ka një nivel të lartë popullariteti dhe se elektorati rugovist është transferuar te LVV për shkak të saj.





