VIP-të politik në stadiumin e Futbollit për ndeshjen e rëndësishme Kosovë-Turqi

Ai që shkroi historinë e futbollit kosovar më nuk jeton.

Por, emri i legjendës së këtij sporti, Fadil Vokrri, do të jehojë fort, të martën, në stadiumin me emrin e tij, ku mund të bëhet realitet ëndrra e madhe e nisur vite më parë.

Kombëtarja e Kosovës është fare pranë kualifikimit në kampionatin botëror dhe vendimtare për këtë është ndeshja Kosovë-Turqi.


- Advertisement -

E kur ka futboll dhe përballje kaq të rëndësishme, edhe politikanët i harrojnë ndasitë e bëhen bashkë.

Tashmë FFK-ja iu ka dërguar ftesa dhe rezervuar vende të veçanta në zonën VIP të gjithë udhëheqësëve të shtetit dhe liderëve politikë.

Presidentja, Vjosa Osmani bashkë më bashkëshortin e saj do ta shikojnë lojën në stadium, kështu bëhet e ditur nga burimet e presidencës.

Ftesë VIP ka edhe për kryeministrin, Albin Kurti, por megjithatë Klani s’ka arritur ta konfirmojë nëse ai do të jetë në tribuna ose jo.

Njëjtë sikurse për kryekuvendaren, Albulena Haxhiu, por megjithatë jo zyrtarisht u tha se ajo do ta ndjekë si shikuese në stadium këtë përballje të lojtarëve të Kombëtares.

Në lojën e rëndësishme për dardanët do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, por ky ka zgjedhur që të mos ulet në zonën VIP.

Nga burime brenda ekipit të tij, Klani merr vesh se Hamza bashkë me disa kolegë të partisë do të jenë pranë tifozëve, në pjesën lindore të tribunave.

Përballjen Kosovë-Turqi do ta ndjekë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në atë që do të jetë arenë sportive në kryeqytet.

Ndërkohë, nuk dihet nëse në përkrahje të dardanëve në “Fadil Vokrri” do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *