Victoria Beckham planifikon të zgjerojë linjën e biznesit me koleksion luksoz për shtëpinë

Victoria Beckham duket se është gati të zgjerojë edhe më tej perandorinë e saj të biznesit.

Sipas mediave britanike, stilistja dhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls po planifikon të prezantojë një linjë luksoze produktesh për shtëpinë, pas suksesit të markës së saj në industrinë e modës dhe bukurisë.

Marka e Victoria Beckham, e cila raportohet të ketë një vlerë prej rreth 85 milionë eurosh, pritet të zgjerohet me një koleksion të gjerë artikujsh për ambientet e shtëpisë, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Në mesin e produkteve që thuhet se do të mbajnë emrin e saj janë enë kuzhine, gota, filxhanë, pjata, takëme, vazo dekorative, mobilje, jastëkë dhe aksesorë të tjerë.

Ky zhvillim vjen në një periudhë kur Victoria ka pranuar se nuk e përjashton mundësinë për të shitur biznesin e saj në të ardhmen.

Në një intervistë të fundit, ajo u shpreh se është e hapur ndaj mundësive të reja, por aktualisht fokusi i saj mbetet rritja e markës.

Stilistja tregoi gjithashtu se po planifikon zgjerimin e dyqaneve fizike në New York dhe Miami, duke theksuar se dëshiron të kontrollojë nga afër përvojën e klientëve.

Sipas saj, ende ka shumë kategori ku marka e saj nuk është prezente dhe sheh potencial të madh për zhvillim.

Victoria Beckham nënvizoi se ndihet krenare që pas shumë vitesh pune, biznesi i saj në modë dhe bukuri është bërë fitimprurës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *