Vesa Vllasaliu ka shprehur publikisht zhgënjimin për komentet negative që ka marrë për peshën e saj pas lindjes së vajzës.
Ajo ka theksuar se një grua që ka lindur para 2 muajve nuk duhet të përballet me presionin e standardeve të bukurisë. ‘Ky trup ka mbajtur një fëmijë 9 muaj, ka lindur dhe ka sakrifikuar.
Nuk është ‘i trashë’, është trup i një mami’, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.
Vesa gjithashtu kritikoi standardet e Instagram-it dhe theksoi se shëndeti dhe bebi i saj janë prioritetet kryesore.
Në një reagim të hapur, ajo u shpreh se kritikat e gratëve janë më të dhimbshmet për të. ‘Standardet e Instagram-it nuk janë realiteti i një mami të re.
Shëndeti, bebi dhe paqja ime janë prioritet.
Kaq’, shtoi ajo.
