Verdikti në rastin “Banjska”: Sfida e drejtësisë mes Kosovës dhe Serbisë

Të premten e 24 prillit do të shpallet aktgjykimi në rastin e njohur “Banjska”.

Lidhur me këtë zhvillim, nënkoloneli Refki Morina ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shkruar mbi rëndësinë që pritet të ketë vendimi gjyqësor, por edhe sfidat që e shoqërojnë këtë proces.

Sipas tij, verdikti do të jetë i rëndësishëm për përcaktimin e përgjegjësisë penale për të pandehurit që ndodhen në dispozicion të drejtësisë në Kosovë, si dhe për krijimin e një narrative zyrtare juridike për ngjarjen.


- Advertisement -

Por njëherësh, Morina theksoi se problemi kryesor mbetet fakti që të dyshuarit kryesorë nuk ndodhen në Kosovë, por në Serbi, çka e komplikon ndjeshëm, sipas tij, procesin e drejtësisë.

Ai ka vë në pah mungesën e një marrëveshjeje funksionale për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe kufizimet e juridiksionit, duke bërë që gjykatat në Kosovë të mund të trajtojnë vetëm personat që kanë në dispozicion. -Kosova dhe Serbia nuk kanë marrëveshje funksionale për ekstradim të ndërsjellë. -Gjykatat në Kosovë mund të gjykojnë vetëm ata që i kanë në dorë. -Rasti ka implikime të forta politike dhe ndërkombëtare, jo vetëm juridike. – Mund të ketë dënime në mungesë për disa të dyshuar, nese provat janë të mjaftueshme.

Procesi mund të mbetet i pjesshëm, pa adresuar plotësisht zinxhirin komandues.

Do të ketë presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për bashkëpunim më të madh në hetim.

Nëse verdikti shpallet, drejtësia konsiderohet e plotë vetëm kur identifikohen dhe dënohen organizatorët kryesorë, zbardhet plotësisht struktura e sulmit.

Në këtë rast, hendeku midis vendimit gjyqësor në Kosovë dhe mungesës së të dyshuarve kryesorë mbetet sfida kryesore”, shkroi Morina./Klankosova.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *