Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka njoftuar se ka kaluar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Sami Lushtakut në Skënderaj.
Ai është i lumtur për organizimin qytetar dhe bashkëpunimin me institucionet që e penguan skenarin e Albin Kurtit për dhunë në Skënderaj, duke dërguar forca të shumta policore.
Ismaili gjithashtu ka reaguar ndaj etiketimit të figurave të UÇK-së, duke theksuar se UÇK është vlerë universale e popullit dhe duhet të respektohet nga të gjithë.





