“U bëra një meme dhe humba karrierën”, rrëfimi tronditës i drejtueses së HR pas videos virale në koncertin e Coldplay

- Advertisement -

Një moment i shkurtër në një koncert u kthye në një makth të gjatë për Kristin Cabot, drejtuese e burimeve njerëzore, e cila u bë virale pasi u shfaq në ekranin gjigant të një koncerti të Coldplay duke përqafuar shefin e saj.

Ngjarja ndodhi gjatë koncertit të mbajtur në korrik në Boston, ku Cabot u kap nga kamerat krah Andy Byron, atëkohë drejtor ekzekutiv i kompanisë teknologjike Astronomer. Në pamjet që u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale, të dy shihen duke u përqafuar dhe më pas përpiqen të fshihen nga kamera, moment që nxiti reagime të shumta dhe komente tallëse online.

Situata u bë edhe më virale pasi këngëtari i Coldplay, Chris Martin, reagoi me humor nga skena duke thënë:

- Advertisement -

“Ou, ose kanë një lidhje, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”

Videoja u pa miliona herë dhe Cabot u shndërrua në një “meme” global. Edhe pse interneti e harroi shpejt historinë, pasojat për të ishin të rënda. Në një intervistë për The Times, ajo rrëfeu se pas videos ka pasur vështirësi serioze për të gjetur punë, duke u përballur me refuzime të vazhdueshme.

“U bëra menaxherja e burimeve njerëzore më e përfolur në historinë e HR-it. Ngacmimet nuk kanë pushuar kurrë,” u shpreh Cabot.

Ajo sqaroi se në atë kohë ishte e ndarë nga bashkëshorti i saj, i cili ndodhej gjithashtu në koncert. Në një intervistë tjetër për New York Times, Cabot mohoi se kishte pasur një marrëdhënie intime me Andy Byron, duke theksuar se mes tyre nuk kishte pasur kurrë puthje apo lidhje romantike, përveç një simpatie.

“Bëra një vendim të gabuar. Piva disa pije, kërceva dhe u solla në mënyrë të papërshtatshme me shefin tim. Mora përgjegjësi dhe e pagova shtrenjtë, duke sakrifikuar karrierën time,” përfundoi ajo.

Rasti i Kristin Cabot rikthen edhe një herë vëmendjen te ndikimi i madh që rrjetet sociale dhe viraliteti mund të kenë në jetën personale dhe profesionale të individëve.

- Advertisement -