Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ShBA-ja do ta “drejtojë” Venezuelën deri në një kohë kur “mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe gjyqësor” të pushtetit.
Në konferencën e tij për media, Trump tha se “partneriteti” mes ShBA-së dhe Venezuelës do t’i bëjë njerëzit e këtij vendi “të pasur, të pavarur dhe të sigurt”.
Edhe venezuelasit që jetojnë në ShBA do të jenë “jashtëzakonisht të lumtur”, shtoi ai.
Trumpi e quajti Maduron një “diktator jolegjitim” përgjegjës për “sasi kolosale të drogave vdekjeprurëse” në ShBA, dhe e akuzon atë si mbikëqyrës i kartelit “Cartel de los Soles”.
Maduro i ka mohuar këto akuza si lider i kartelit.
Trump shtoi se Maduro dhe gruaja e tij janë në një anije në drejtim të Nju-Jorkut, dhe një vendim “do të merret shpejt”.
