Lindja e parë në Kosovë për vitin 2026 ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në orën e parë të vitit të ri, në jetë kanë ardhur trenjakë – tre djem – të porsalindur.
Sipas stafit mjekësor, lindja u realizua me sukses nga ekipi i Klinikës, dhe si nëna Fjolla ashtu edhe foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe stabile, nën monitorim të vazhdueshëm.
Kryeministri i Kosovës vizitoi familjen për të uruar për lindjen e fëmijëve të parë të vitit 2026. “Fjolla u bë nënë për herë të parë, ndërsa trenjakët e saj janë fëmijët e parë që lindën në QKUK këtë vit. Të porsalindurve u dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë,” tha ai, duke falënderuar gjithashtu stafin shëndetësor për kujdesin dhe përkushtimin.
Shërbimet e QKUK-së kanë funksionuar pa ndërprerje edhe gjatë festave të Vitit të Ri, duke garantuar kujdes të plotë për të gjitha rastet emergjente.
