Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës në paraburgim për marrje ryshfeti

- Advertisement -

Nga një muaj paraburgim i është caktuar tre zyrtarëve të komunës së Prishtinës që u arrestuan dje për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore e Prishtinës Mirlinda Gashi.

Aksioni i udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Prishtinës u zhvillua pas aplikimit të masave të fshehta, kur njëri nga zyrtarët u kap në flagrancë.

- Advertisement -

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës të arrestuar për ryshfet ndalohen për 48 orë.

- Advertisement -