North West ka bërë një transformim të ndjeshëm gjatë një daljeje në Los Angeles me babain e saj, Kanye West, dhe njerkën, Bianca Censori. 13-vjeçarja u shfaq me një model të ri flokësh, duke hequr dorë nga flokët e gjatë blu për një prerje më të shkurtër me balluke dhe nuancë të zezë.
Ajo kishte veshur pantallona të zeza të gjera, një bluzë me motive, atlete sportive dhe e kompletoi pamjen me një çantë të vogël të zezë dhe syze dielli.
Edhe Bianca Censori u shfaq me një stil më të mbuluar se zakonisht, e veshur me geta të zeza kapri, bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe këpucë me majë të hapur.
Ndërsa Kanye West zgjodhi një kombinim tërësisht të zi me këmishë, pantallona lëkure, xhaketë dhe çizme.
Treshja u pa duke vizituar dyqanin H.
Lorenzo, ku North dhe Bianca shfletonin veshje dhe aksesorë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





