Ende nuk dihet motivi i krimit të ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Majac të Podujevës, ku e dyshuara tashmë e ndjerë, Ardita Gashi, vrau me armë zjarri të dashurin e saj, Ilaz Brahimin, plagosi gruan e axhës dhe më pas qëlloi edhe veten.
Rreth një orë para ngjarjes tragjike, Ardita dhe Ilazi janë parë në një kafene, ku kishin hyrë të tensionuar.
Ata thuhet se kanë diskutuar me tone të larta dhe gjatë qëndrimit aty kanë konsumuar nga tre kafe secili.
Mësohet se në momentin e pagesës, të dy janë ngritur në këmbë, ndërsa Ardita kishte lënë çantën e dorës në karrigen pranë tavolinës.
Pas daljes nga lokali, ata janë drejtuar drejt veturës së tipit Volkswagen me ngjyrë të bardhë.
Humbën jetën tre persona në këtë ngjarje të rëndë, duke përfshirë edhe një 73-vjeçar.
Klankosova.tv ka siguruar edhe informacione të tjera lidhur me këtë rast, por nuk do t’i publikojë për momentin, për shkak të rrjedhës së hetimeve dhe ndjeshmërisë së ngjarjes.
