Tragjedia në Durrës: Një person ka humbur jetën në zjarrin në magazinat e Fllakës

Një individ ka humbur jetën dhe një tjetër është i lënduar në një zjarr në zonën e Fllakës në Durrës.

Viktima, një shtetas rreth 25-vjeç nga Bangladeshi, besohet se ka vdekur nga asfiksia pas zjarrit që mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi në ambientin ku punonjësit gatuajnë.

Një person tjetër, rreth 30 vjeç nga Kenia, është dërguar për trajtim mjekësor në spital.


- Advertisement -

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të ndaluar flakën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


- Advertisement -