Ambasada e Kosovës në Austri ka konfirmuar se viktima e tretë nga aksidenti tragjik është qytetari Istref Zekaj.
Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe familjarët e viktimave për të ofruar mbështetje dhe koordinuar procedurat përkatëse.
Në këtë moment të vështirë, Ambasada shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe premton të informojë publikun për zhvillimet e ardhshme lidhur me rastin.




