Tragjedi në Vushtrri: 27-vjeçari humb jetën pasi goditet nga një mjet në Nadakovc

Një 27-vjeçar ka humbur jetën, pasi i njëjti është goditur nga një veturë në Nadakovc të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmon se viktima ka vdekur në vend të ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, ku një automjet dhe një këmbësor janë përfshirë në tragjedinë fatale.


- Advertisement -

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për procedura të mëtejme ligjore, ndërsa hetuesit e trafikut janë duke bërë investigimet e tyre për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *