Tragjedi në Tiranë: Foshnja dymuajshe vdes, prindërit tregojnë historinë e dhimbshme

Vetëm dy ditë më parë, një foshnje dymuajshe ka humbur jetën në Tiranë.

Nëna e vogël, Vjollca Shkëmbi, në një intervistë për A2Cnn, me lotë në sy, ka rrëfyer se fëmijën e ka lindur para kohe.

Ajo thotë se mjekët duhet ta kishin mbajtur atë nën kujdes për më gjatë, por nuk e kanë bërë.


- Advertisement -

Edhe bashkëshorti i saj, Arben Vesholliu, pohon se fëmija kishte nevojë për kujdes të veçantë, por kjo ishte e pamjaftueshme për shkak të lindjes së parakohshme dhe mungesës së kujdesit mjekësor.

Gjyshja tregon detaje për sfidat që fëmija përballoi, duke theksuar se situata ishte shqetësuese.

Pas përmirësimit të shëndetit, mjekët e Korçës vendosën ta dërgonin fëmijën për mjekim më të specializuar në Tiranë, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë atje.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *