Një 22-vjeçar, shtetas i Turqisë u vra me thikë gjatë festës së Vitit të Ri në Çarshinë e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu, një person tjetër u plagos rëndë në këtë ngjarje.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkoski, ka reaguar për këtë rast tragjik, duke bërë të ditur se i dyshuari është në arrati dhe po kërkohej.
Nata e Vitit të Ri në Shkup u shoqërua me incidente, ndërsa autoritetet kanë raportuar 31 vepra penale dhe 23 aksidente rrugore.
Arrestime janë kryer për tregti ilegale droge dhe shkelje të rendit dhe qetësisë publike.
Detaje të tjera rreth ngjarjes dhe hetimit për plagosjen e fëmijës dyvjeçare pritet të bëhen publike sapo të përcaktohen arsyet për këtë dëmtim të rëndë trupor.
