Tragjedi në Shkodër: 49-vjeçar humb jetën pas rënies së papritur nga çatia e banesës

- Advertisement -

Një 49-vjeçar me inicialet K.GJ ka humbur jetën sot në Shkodër, pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa familjarët e dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

- Advertisement -

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se rënia ka qenë aksidentale, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet po analizojnë vendngjarjen dhe po mbledhin prova për të përcaktuar mënyrën dhe shkakun e rënies.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *