Një zyrtar iranian ka deklaruar se 153 persona kanë humbur jetën pas sulmeve të forta në një shkollë në Minab.
Shkolla, e cila ndodhet afër bazës së Gardës Revolucionare Islamike, u shënjestrua nga tre sulme me raketa.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit ka theksuar se ata nuk janë të informuar për ndonjë operacion në këtë zonë.
Në lidhje me incidentin, ka patur edhe një reagim nga amerikanët të cilët po e hetojnë ngjarjen.





