Tragjedi në Kosovë: Vdes 73-vjeçarja e plagosur nga vajza e kunatit në Podujevë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e 73-vjeçares, e cila mbeti e plagosur mbrëmë në Majac të Podujevës nga vajza e kunatit të saj.

Përmes një njoftimi zyrtar, ShSKUK tha se pavarësisht përpjekjeve maksimale, pacientja ka vdekur në orën 03:00 pas mesnate, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është Prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.


- Advertisement -

Gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe po vazhdon trajtimi intensiv nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *