Tragjedi në Kosovë: Tre viktima në aksidente trafiku

Brenda një kohe të shkurtër, në Kosovë u shënuan tre viktima si pasojë e aksidenteve në trafik.

Mëngjesin e së mërkurës, 23 vjeçari Florent Tahiri, u vetaksidentua në Vranidoll me motoçikletë.

Atij sot iu dha lamtumira e fundit, në fshatin Dumnicë, në varrezat e Tiofcve.


- Advertisement -

Po dje, disa orë pas këtij vetaksidenti, 34 vjeçari Ilaz Osmanaj, u godit për vdekje nga vetura.

Rasti ndodhi rreth orës 19:12 në rrugën ‘Wesley Clark’ në Prizren.

Derisa në të njëjtin qytet, sot vdiq një 29 vjeçar.

E.Ademaj, humbi jetën pasi u aksidentua me motoçikletën e tij në rrugën ‘Transiti i vjetër’.

Aty pos motoçikletës, ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *