Tragjedi në Kosovë: Tre persona humbin jetën brenda pak orësh

- Advertisement -

Një natë e kobshme ka qenë kjo e diel për vendin tonë, pasi tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme brenda pak orësh.

Rasti i parë u raportua në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, ku një 18-vjeçar rreth orës 18:40 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

Policia ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa rasti është iniciuar si ‘hetim mbi vdekjen’.

- Advertisement -

Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër ngjarje tragjike u shënua në Bresje të Fushë Kosovë, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Bilancit tragjik të kësaj nate iu shtua edhe një tjetër viktimë në Prizren, ku një burrë 44-vjeçar vdiq pas lëndimeve të rënda nga rënia nga lartësia.

Ai nuk ka mundur të mbijetojë plagëve, duke shënuar kështu viktimën e tretë brenda natës në vendin tonë.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *