Tragjedi në Fier: Shefi Rrapaj vret gruan e vet dhe veten, konflikte familjare të ndër vite

Shefi Rrapaj, rreth 80-vjeçar, është personi që e vrau gruan e tij, Dashuri Rrapaj, sot në Fier të Shqipërisë e më pas i dha fund jetës së tij.

Mediat shqiptare kanë publikuar foton e çiftit të moshuar që humbën jetën ditës e sotme në fshatin Kuman të Roskovecit, për motive akoma të panjohura.

Siç raporton TCh, burime nga zona bëjnë me dije se në këtë familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite.


- Advertisement -

Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.

E rëndë në Fier, burri vret gruan e më pas veten.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *