Pas afërsisë që u shfaq ditët e fundit, marrëdhënia mes Toneyt dhe Benitës në Big Brother VIP Kosova duket se ka kaluar në një nivel më fizik.
Në orët e para të mëngjesit janë regjistruar skena të nxehta në dhomën e gjumit, ku Toney shihet tejet i papërmbajtur ndaj banores.
Ai qëndron mbi të dhe e përqafon ngushtë, ndërsa të dy dukeshin të mbuluar pjesërisht.
Megjithatë, Benita ka treguar kujdes për imazhin e saj përpara kamerave.
Gjatë këtyre momenteve, ajo i ka tërhequr vëmendjen atij në lojë duke i thënë: ‘Mos bëj gjeste, se keqinterpretohesh’, duke lënë të hapur dyshimin se çfarë po ndodhte nën jorgan.





