Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, duket se po lind një tjetër lidhje e veçantë mes banorëve. Pas javësh të shikuara së bashku, Toney dhe Benita po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë pranë njëri-tjetrit, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe komentet e shumta në rrjetet sociale.

Dyshja nuk po i fsheh aspak shenjat e afërsisë. Mbrëmjen e fundit, ata janë parë përqafuar për disa minuta, ndërsa komoditeti që ndjejnë në praninë e njëri-tjetrit duket i qartë. Në një moment tjetër, gjatë një bisede të qetë në oborr, Toney dhe Benita u panë duke mbajtur duar – një gjest i thjeshtë, por që shpesh shënon afrimitet emocional dhe lidhje të veçantë mes dy personave.

Fansat në rrjete sociale kanë reaguar menjëherë, duke spekuluar nëse kjo miqësi po shndërrohet në diçka më shumë. Momenti i tyre ka ndezur debat dhe komentet për një romancë të mundshme brenda shtëpisë janë bërë virale.
Ndërkohë, Toney ka qenë një nga banorët më të përfolur të javës, pasi babai i tij hyri të hënën në shtëpinë e BBVK për t’i dhënë lajmin se familja nuk e mbështet lidhjen e tij me Bia Khalifa dhe se duhet të largohet nga ajo. Ky fakt ka shtuar tensionin dhe dramat brenda shtëpisë, duke e bërë afrimin e Toney-t dhe Benitës edhe më të komentuar.
Me zhvillime të tilla, BBVK 4 po ofron jo vetëm lojë dhe intrigë, por edhe momente emocionuese që nuk i lejojnë fansat të largohen nga ekranet.
