Tkurrja e punonjësve freelancers në Shqipëri: Shqipëria lideron rënie në Evropën Juglindore

Shqipëria po përballët me një tkurrje të ndjeshme të punonjësve në platformat online.

Sipas raportit të fundit rajonal ‘Gigmetar’ për vitin 2025, Shqipëria rezulton vendi me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve freelance në platformat upwork, Freelance, Guru etj, nga të gjitha vendet e Rajonit të Evropës Juglindore.

Ky trend është veçanërisht i dukshëm në platformën Upwork, ku numri i shqiptarëve të angazhuar u ul me 7.5%, dhe në Freelancer, ku ndryshe nga vendet e tjera të rajonit që patën rritje, Shqipëria shënoi një rënie prej 1%.


- Advertisement -

Të dhënat nga Gigmetar tregojnë se në 2025-ën kanë punuar në platforma 4108 shqiptarë, me tkurrje 5.3 për qind nga viti 2024.

Për më shumë, ekspertët e raportit sugjerojnë se, ulja po vjen nga pasiguria në sektorin teknologjik global dhe efektet që ka dhënë rritja e Inteligjencës Artificiale që po ndryshon kërkesën për shërbime.

Megjithatë, për rastin e Shqipërisë, faktorë si emigrimi i të rinjve dhe mungesa e aftësive digjitale të specifikuara janë shkaqe kyçe që po dekurajojnë punëtorët e rinj të hyjnë ose të qëndrojnë në këtë treg.


- Advertisement -