Timothée Chalamet zbulon përkushtimin ekstrem: 7 vite stërvitje në pingpong për filmin “Marty Supreme”

- Advertisement -

Timothée Chalamet ka treguar së fundmi se përkushtimi i tij për rolin në filmin e ri Marty Supreme ka qenë shumë më i madh sesa pritej. Aktori 29-vjeçar, i nominuar dy herë për çmimin Oscar, ka kaluar plot shtatë vite duke u stërvitur në pingpong për të përgatitur rolin e Marty Mauser, një personazh i frymëzuar nga legjenda e këtij sporti, Marty Reisman, i njohur në New York-un e viteve ’40.

Gjatë një interviste në emisionin The Tonight Show me Jimmy Fallon, Chalamet zbuloi se puna për këtë film kishte nisur që në vitin 2018, pas takimit të tij me regjisorin Josh Safdie. Ai theksoi se stërvitja nuk ka qenë e përditshme pa ndërprerje, por një proces i gjatë dhe intensiv që është shtrirë ndër vite.

“Ka qenë një proces stërvitjeje prej rreth gjashtë deri në shtatë vitesh. Nuk ishte çdo ditë, por ishte shumë punë. Filloi seriozisht gjatë periudhës së COVID-it dhe pingpongu është një sport fantastik”, u shpreh aktori.

Chalamet foli gjithashtu për filozofinë e tij të punës dhe mirënjohjen që ndjen për karrierën e tij. “Çdo mëngjes zgjohem dhe mendoj sa me fat jam që më jepet kjo mundësi. Pse të mos jap 10,000% nga vetja?”, tha ai.

- Advertisement -

Më herët, në një intervistë për BBC, aktori kishte treguar se gjatë kohës së lirë stërvitej vazhdimisht me trajner personal. Madje, ai kishte marrë me vete një tavolinë pingpongu edhe gjatë xhirimeve të filmit Dune në shkretëtirë, si dhe ushtronte mes xhirimeve në setin e Wonka.

Përkushtimi i Chalamet tregon edhe një herë seriozitetin dhe pasionin e tij për artin e aktrimit, duke e kthyer Marty Supreme në një nga projektet më të pritshme të tij.

- Advertisement -