Tigri i arratisur në pronësi të Mbretëreshës së Tigrave të Gjermanisë qëlluar nga policia

Një tigër i arratisur që besohet se është në pronësi të “Mbretëreshës së Tigrave” të Gjermanisë është qëlluar nga policia pasi sulmoi një nga kujdestarët e tij.

Policia i tha BBC-së se një burrë 72-vjeçar u lëndua rëndë pasi u sulmua të dielën ndërsa ishte brenda kafazit të kafshës, i cili ndodhej në një strukturë private në periferi të qytetit gjerman të Leipzigut, transmeton Klankosova.tv.

Tigri iku nga kafazi dhe u gjet pak më vonë nga policë të armatosur, të cilët qëlluan dhe vranë kafshën.


- Advertisement -

Vendi i kafazit besohet të jetë në pronësi të trajneres kontroverse dhe pronares private Carmen Zander, e cila e përshkruan veten si “Mbretëresha e Tigrave” e Gjermanisë.


- Advertisement -