Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u shoqërua me tensione të forta, pas një bisede në ambientet e lavanderisë mes Arditit, Edit dhe disa banorëve të tjerë, e cila përfundoi në paralajmërime serioze.
Gjithçka nisi pas një provokimi të Arditit ndaj Edit, i cili nuk u prit aspak mirë.
Shprehja ‘Mos ma ha zemrën’, e përdorur nga Arditi, u bë shkak për ndezjen e debatit.
Edi e interpretoi atë si një provokim me prapavijë dhe reagoi ashpër: ‘Po ta tregoj drejt që edhe babai të ma thoshte, do të prishesha me të.
Të ma thuash mua atë llaf, e di me çfarë tendence e ke pasur.
Po të ishte dikush tjetër, 100 shuplaka do t’i jepja.
Vetëm po të them ke kujdes.
Kur të jem unë diku, s’kam qejf të ma hapë zërin askush, a e ka me mua a po jo, s’më intereson hiç’.
