Tensione në Marrëdhënien mes Mateos dhe Brikenës: Arbër Hajdari Ndryshon Dinamikën

- Advertisement -

Ditët e fundit marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës duket se ka përjetuar tensione, pas disa situatave që kanë ndryshuar dinamikat mes tyre.

Një nga këto është hyrja e Brikenës në pishinë pas një basti me Mirin, veprim që Mateo e konsideroi “pa lidhje” dhe që sipas tij ndikoi në marrëdhënien e tyre.

Në diskutim ndërhyri opinionisti Arbër Hajdari, i cili hodhi dyshime mbi ndjenjat e Mateos ndaj Brikenës dhe e akuzoi se “i ka hyrë vetja në qejf”. ‘Isha i pari që kam besuar te marrëdhënia jote.

- Advertisement -

Nuk arrin të duash dikë nëse nuk uron të njëjtat arritje që uron për veten.

Kam përshtypjen që sjellja dhe qëndrimet e Brikenës kanë qenë korrekte.

Ajo ka hyrë për veten dhe ka të drejtë të luajë e të fitojë.

Mos u trego mosmirënjohës.

Ki respekt dhe më dëgjo deri në fund.

Nuk e shoh Mateon të ketë interes për Brikenën. Është e padrejtë të duash të jesh i preferuar dhe të mos urosh të njëjtën gjë për njeriun që ke pranë.

Kam dyshime që ke ndjenja për Brikenën,” u shpreh Hajdari.

Nga ana e tij, Mateo mohoi që tensionet të kishin të bënin me Mirin. “Situata me Mirin ishte e fundit fare.

Karshi Brikenës e kam ulur egon jashtë mase.

Xheloz për Brikenën jam, kam të drejtën time t’i them ‘kujdes’.

Parimisht e vlerësoj Brikenën si njeri”, tha ai.

Ndërkohë, Brikena reagoi duke thënë se ishte e lumtur për intervistën e Mateos, por pranoi se disa deklarata nuk i kishin pëlqyer. “Nuk më ka ardhur mirë për 2-3 gjëra dhe ia kam thënë.

Edhe unë mendoj se Selin është banore e fortë dhe e vlerësoj si vajzë, por pse të mos përmendet edhe emri im?

I thashë: pse lë vend për keqkuptime?”, u shpreh ajo.

- Advertisement -