Tayna paralajmëron “Diamond” me ninja dhe katana: Fansat pyesin, a është ky një stil aziatik edhe për këngën?

- Advertisement -

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka ndezur emocionet e fansave duke paralajmëruar një këngë të re, me titull “Diamond”, që do të publikohet më 14 dhjetor. Artistja publikoi një video të shkurtër ku shfaqej me disa ninja dhe katana, duke krijuar një atmosferë dramatike dhe vizualisht të fuqishme.

Insta/@tayna

Në caption, Tayna shkruante vetëm: “diamond”, por pamjet mjaftuan që ndjekësit të reagonin menjëherë. Shumë fansa komentuan se videoklipi duket i frymëzuar nga kultura japoneze dhe pyetën nëse kjo estetikë do të ndikojë edhe në stilin e këngës. Disa shkruanin: “We all know this song will be a masterpiece”, duke treguar pritshmëri të madhe.

Nga ninja, katana dhe energjia e videos, duket se Tayna po synon të sjellë diçka të veçantë dhe dramatike. Fansat janë të emocionuar për kombinimin e elementeve vizuale me muziken e saj moderne dhe presin që kënga të reflektojë të njëjtin stil energjik dhe unik.

- Advertisement -

Tayna vazhdon të jetë një nga artistet më të ndjekura në skenën shqiptare, dhe çdo projekt i saj ngjall menjëherë diskutime dhe pritshmëri nga publiku.

- Advertisement -