Taylor Swift dhe Travis Kelce filmojnë dokumentarin e dasmës së tyre në Madison Square Garden

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë filmuar çdo moment të dasmës së tyre madhështore, me synimin për ta shndërruar në një dokumentar që do t’u dhurohet rreth një mijë të ftuarve si shenjë falënderimi për pjesëmarrjen.

Kamerat kanë ndjekur çiftin gjatë gjithë organizimit të dasmës dhe ceremonisë së zhvilluar në Madison Square Garden.

Dokumentari pritet të përfshijë gjithçka, nga përgatitjet deri te dita e martesës, ndërsa kopjet e tij do të jenë pjesë e një pakete dhuratash për të ftuarit.


- Advertisement -

Spekulimet u shtuan pasi pranë arenës u panë tabela që njoftonin për xhirime filmike disa ditë para ceremonisë.

Në dasmë ishin të pranishëm drejtues të lartë të kompanisë Disney, me të cilën Taylor ka bashkëpunuar më parë për publikimin e dokumentarëve të saj në platformën Disney+.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *