Krejt filtrat i kaluan, por fundin s’e preku asnjëri.
Taulant Bajrami dhe Arben Loshi janë dy kandidatët që dolën fitues në konkursin për sekretar të Kuvendit.
Po emërimi i ndonjërit prej tyre nuk u bë nga kryetarja e Kuvendit.
Loshi e kryente këtë punë deri më 4 mars ditë kjo kur Albulena Haxhiu, vuri në këtë pozitë Xheladin Hoxhën si ushtrues të detyrës.
Veçse kjo po del jo e drejtë.
Edhe rekrutimi u bë sipas monitoruesve pa asnjë vërejtje.
Loshi në këtë fazë nuk ka dashur të jap komente për sitautën, e Bajrami pret reflektim nga Kryesia e Kuvendit për emërimin e njërit fitues, ose paralajmëron masa ligjore.
Një anëtar i kryesisë s’e di arsyen e mos emërimit të tyre, por ankesa nuk ka për njërin.
Për arsyen e mos emërimit të dyshes fituese, nga Zyra e Haxhiut nuk kthyen përgjigje.
