Nesër, fillon ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Ky është takimi i dytë mes tyre, ndërsa PDK-ja nuk është ftuar ende për takim.
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, konfirmoi se ata nuk kanë marrë ftesë zyrtare nga kryeministri. Çitaku theksoi se zgjedhja e Presidentit është moment i rëndësishëm për demokracinë parlamentare.
Kosova ka dhjetëditësh për zgjedhjen, me 28 prill si afat i fundit. /Klankosova.tv





