Takimi i katërt mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e Presidentit të vendit ka filluar.
Para takimit, kryeministri Kurti ka dhënë një deklaratë për media: “Njëherë flasim dhe diskutojmë në takim, pastaj diskutojmë për rezultatet”, tha Kurti.
Kosova është në tetëditëshin e fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, me 28 prill si afat i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.





