Një surprizë emocionuese ndodhi në spektaklin e së martës për Stenaldo Mëhillin.
Pas shumë vitesh, ai u takua me të vëllanë, Xhoelin, ndërsa ky moment ishte tejet prekës dhe i përloti të gjithë.
Xhoeli u shpreh se është shumë krenar për Stenaldon, gjersa ky i fundit tha se ky takim ishte një nga momentet më të bukura të jetës.
Xhoeli: Jam mirë, jam krenar për ty.
Mjafton që erdhi kjo ditë, ia dolëm.
Stenaldo: Një nga momentet më emocionuese të jetës.
Takohemi pas shumë vitesh, kam fatin të ballafaqohem me plagët e jetës sime.
Janë bërë shumë vite… vështirësia më e madhe e imja edhe e Fluturës ishte të gjenim forcën… Kam folur për Xhoelin në Big Brother, kam një ndjesi faji.
Forca është dhe diku njerëzit do ta mbledhin, e dija që do shiheshim dhe kjo ditë erdhi.
Xhoeli: Që kur mora vesh që u fut Stenaldo.
Dua t’i them të vazhdojë kështu, është shumë i fortë.
Di t’i zgjidhë problemet me zgjuarsinë e tij dhe do që drejtësia të vihet në vijë.
Unë jam shumë krenar për të.
Stenaldo: Unë do të të kërkoj të hapësh një derë, të jesh një mik zemre për mua.
