Surpriza e papritur për DJ Gimbon: Forca King dhe aludimet e misterioze

Një surprizë nga ajri erdhi në ditën e sotme (e martë) për DJ Gimbon.

Ndonëse nuk shkruhej se nga kush e nuk shihej, ata vazhduan me aludime. “Forca King”, lexoi njëri prej banorëve për atë që thuhej në dron.

Gimbo më pas tha se nëse ishte një gjë e tillë, është nga miku i tij i ngushtë, Gjesti.


- Advertisement -

DJ nga Kosova ndërkaq nuk është në dijeni për atë që ka ndodhur me artistin pejan jashtë.

Gjestit nga ana tjetër i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai dyshohet për tri vepra penale: “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” si dhe “Mbajtjes në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armëve”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *