Sulmet ruse kundër Ukrainës: 20 persona të vrarë dhe armëpushimi i njëanshëm

Gjatë ditës së martë, Ukraina është goditur nga disa sulme ruse, me raporte të paktën 20 viktima.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se pesë civilë u vranë nga bombat ruse në qytetin e Kramatorskut, ndërsa autoritetet në Zaporizizhia njoftuan se 12 persona humbën jetën në sulmin ajror rus.

Në Rusi, autoritetet në Republikën Çuvash raportuan se dy persona u vranë dhe 32 u plagosën në një sulm me dronë.


- Advertisement -

Rusia dhe Ukraina kanë shpallur armëpushime të njëanshme, por me kushte të ndryshme.

Kievi ka deklaruar se do të respektojë armëpushimin nga mesnata e 6 majit, ndërsa Rusia ka paralajmëruar sulme masive nëse armëpushimi shkellet.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *