Sulmet amerikane në Ishullin Kharg në Iran: Fokus vetëm në objektivat ushtarake

Shtetet e Bashkuara tw Amerikws kanë kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në Ishullin Kharg në Iran.

Sipas BBC, sulmet e fundit nuk kanë pasur në shënjestër infrastrukturën e naftës, pavarësisht rëndësisë strategjike që ka ishulli për ekonominë iraniane.

Zëvendëspresidenti i SsBA-së, JD Vance, deklaroi sot se sulmet e fundit amerikane në Ishullin Kharg kanë pasur në shënjestër vetëm objektiva ushtarake, pa prekur infrastrukturën energjetike.


- Advertisement -

Ishulli Kharg strehon një nga terminalet kryesore të eksportit të naftës në Iran dhe konsiderohet një nyje jetike për ekonominë e vendit.

Më herët, Trump kishte lënë të hapur mundësinë e dërgimit të trupave amerikane për të marrë kontrollin e ishullit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *