Policia e Kosovës ka realizuar me sukses tri ekstradime dhe një transferim, të personave të dënuar dhe të kërkuar nga shtete të ndryshme drejt Kosovës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore të drejtësisë.
Më 16 mars është bërë transferimi nga Italia në Kosovë i shtetasit kosovar me inicialet S.S., i dënuar për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.
Nga Shqipëria është ekstraduar shtetasi kosovar L.V., i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Ndërkaq, shtetasi F.G. është ekstraduar nga Gjermania për veprën penale “Grabitja”.
Shtetasi F.A. është kthyer në Kosovë nga Gjermania për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
